Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Pesë persona të vdekur nga të shtënat me armë zjarri në Teksas

Pesë persona kanë mbetur të vdekur nga të shtënat me armë zjarri në Teksas të SHBA-së.

Shefi i policisë së Teksasit, Polk County ka treguar se ka pranuar një telefonatë emergjente për të shtëna me armë zjarri e disa të plagosur në një shtëpi.

Kur ata kanë arritur në vendin e ngjarjes në Blanchard, policia ka gjetur pesë persona të vdekur, por nuk kanë dhënë detaje të tjera nga vendi i krimit, transmeton koha.net.

Sherifi ka thënë se oficerët e Teksasit janë duke punuar për të kuptuar atë se çfarë ka ndodhur.

“Tereni i skenës së krimit është jashtëzakonisht i paqëndrueshëm duke e bërë shumë të vështirë zbulimin e informacioneve”, thonë oficerët.