Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Pesë ish-presidentët amerikanë bashkë në koncertin humanitar në Teksas

Pesë ish presidentët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Jimmy Carter, Barack Obama, Bill Clinton, George Bush i vjetri dhe George Bush i riu janë paraqitur së bashku në një koncert në Teksas për të mbledhur fonde për viktimat nga uraganet Irma dhe Maria.

Në koncertin e organizuar në një universitet të Teksasit, me qëllim të mbledhjes së fondeve për viktimat e fatkeqësive në Teksas, Florida, Louisiana, Porto Riko dhe ishujt Virgin, 5 ish presidentët e SHBA-ve u paraqitën pranë njëri tjetrit për herë të parë që nga viti 2013.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në këtë koncert në skenë doli këngëtarja amerikane Lady Gaga, ndërkaq performuan edhe grupi Alabama, Sam Moore, Yolanda Adams, Lyle Lovett dhe Robert Earl Keen.

Zëdhënësi i George H.W. Bush, Jim McGrath njoftoi se në fushatën e donacionit të organizuar me mbështetjen e ish-presidentëve, që nga shtatori e deri më tani janë mbledhur 31 milionë dollarë.

Gjatë këtij koncerti u publikua edhe një video-urim nga presidenti amerikan Donald Trump. Ai duke lënë anash kritikat për paraardhësit e tij, i vlerësoi ish presidentët si “Shërbyesit më të mirë publik të SHBA-ve”.

“Kjo përpjekje e shkëlqyeshme na rikujton që me urdhrin e Zotit jemi një komb, jemi në unitet me vlerat tona dhe jemi të lidhur me njëri-tjetrin”, tha presidenti Trump.

Gjatë fjalimeve të tyre të shkurtra ish presidentët Obama, George W. Bush, Carter dhe Clinton nuk përmendën komentet e Trumpit.