Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Përplasje të ashpra në takimin e parë SHBA-Kinë nën Bidenin

Takimet në Anchorage përbëjnë një test të ri për marrëdhëniet përherë më problematike midis dy fuqive më të mëdha botërore, të cilat kanë mospajtime të thella lidhur me një mor çështjesh, duke nisur nga tregtia e deri te të drejtat e njeriut në Tibet, Hong-Kong dhe rajonin perëndimor kinez, Xinjiang, sikurse edhe për Tajvanin, pretendimin Kinez mbi Detin Jugor të Kinës dhe pandeminë e koronavirusit

Zyrtarë të lartë amerikanë dhe kinezë kanë ofruar qëndrime thellësisht përplasëse për njëra-tjetrën dhe botën në hapjen e bisedimeve të para të drejtpërdrejta mes dy vendeve qëkur detyrën e presidentit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e mori demokrati Joe Biden.

Në adresimin e pazakontë publik për një takim të përmbajtur diplomatik, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, dhe shefi për Marrëdhënie të Jashtme i Partisë Komuniste të Kinës, Yang Jiechi, u përplasën njëri me tjetrin rreth politikave të vendeve të tyre. Tonet grindavece në komentet e tyre publike kanë sugjeruar se diskutimet private nuk kishte se si të shkonin më keq.

Takimet në Anchorage përbëjnë një test të ri për marrëdhëniet përherë më problematike midis dy fuqive më të mëdha botërore, të cilat kanë mospajtime të thella lidhur me një mor çështjesh, duke nisur nga tregtia e deri te të drejtat e njeriut në Tibet, Hong-Kong dhe rajonin perëndimor kinez, Xinjiang, sikurse edhe për Tajvanin, pretendimin Kinez mbi Detin Jugor të Kinës dhe pandeminë e koronavirusit.

Blinken ka thënë se administrata Biden është e bashkuar me aleatët e saj në sfidimin e autoritarizmit në rritje të Kinës dhe pretendimet e saj në vend dhe gjetkë. Yang pas kësaj ka numëruar një listë ankesash kineze lidhur me SHBA-në dhe ka akuzuar Washingtonin për hipokrizi në kritikën e saj ndaj Pekinit për të drejtat e njeriut dhe çështjet e tjera.

“Akëcili prej këtyre veprimeve e kërcënon rendin e bazuar në rregulla që e ruan stabilitetin global”, ka thënë Blinken rreth veprimeve të Kinës në Xinjiang, Hong-Kong dhe Tajvan, si dhe për sulmet kibernetike të vendit në SHBA. “Kjo është arsyeja pse këto nuk janë thjeshtë çështje të brendshme dhe pse ne ndjejmë një obligim për t’i ngritur këto çështje këtu sot”.

Edhe SHBA-ja dhe Kina përplasen rëndë në bisedimet e nivelit të lartë në Alaskë Botë SHBA-ja dhe Kina përplasen rëndë në bisedimet e nivelit të lartë në Alaskë

Këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare, Jake Sullivan, ka shumëfishuar kritikën, duke thënë se Kina ka ndërmarrë “sulm mbi vlerat themelore”.

“Nuk kërkojmë konflikt ama e mirëpresim konkurrencën e ngurtë”, ka thënë ai.

Yang iu kundërpërgjigj zemërueshëm, duke kërkuar që SHBA-ja të ndalojë së çuari përpara versionin e saj të demokracisë në kohën kur vet Shtetet e Bashkuara janë përshkuar nga mospajtimet e brendshme. Ai ka akuzuar vendin edhe për dështimin në trajtimin e problemeve të brendshme me të drejtat e njeriut.

“Besojmë se është me rëndësi që Shtetet e Bashkuara ta ndryshojnë imazhin e tyre dhe të ndalojnë së avancuari të demokracisë së tyre tek pjesa e mbetur e botës”, ka thënë ai. “Shumë njerëz përbrenda Shteteve të Bashkuara faktikisht kanë pak besim në demokracinë e Shteteve të Bashkuara”.

“Kina nuk do t’i pranojë akuzat e pajustifikuara nga pala amerikane”, ka theksuar ai, duke shtuar se zhvillimet e fundit i kanë zhytur marrëdhëniet “në një periudhë të vështirësive të pashembullta”, të cilat “kanë dëmtuar interesat e dy popujve tanë”.

“Nuk ekziston ndonjë mënyrë për t’ia zënë frymën Kinës”, ka thënë ai.

Vetëm një ditë para fillimit të takimit dyditor, Blinkeni kishte shpallur sanksionet e reja lidhur me shtypjen e Pekinit të aktivistëve pro demokracisë në Hong-Kong. Në kundërpërgjigje, Kina ka ashpërsuar retorikën e saj, duke e dënuar ndërhyrjen e SHBA-së në çështjet e saja të brendshme dhe duke u ankuar drejtpërsëdrejti lidhur me çështjen.

Edhe Takimi i “miqve të vjetër” nën kërcënimin e “lojës me zjarrin” Botë Takimi i “miqve të vjetër” nën kërcënimin e “lojës me zjarrin”

“A është ky një vendim i marrë nga Shtetet e Bashkuara që po përpiqen që të nxjerrin njëfarë avantazhi në aspektet që kanë të bëjnë me Kinën”, kishte pyetur këshilltari shtetëror, Wang Yi. “Ky qartazi është një kalkulim i gabuar dhe nuk do ta luhatë pozitën e Kinës apo vendosmërinë e saj karshi këtyre çështjeve”.

Presidenti i mëhershëm amerikan, Donald Trump, ishte lavdëruar për ndjekjen e një qëndrimi më të ashpër ndaj liderit kinez, Xi Jinping. Por marrëdhëniet mes tyre janë përkeqësuar, pas përhapjes së pandemisë së koronavirusit nga krahina kineze Wuhan gjetkë nëpër botë, duke prodhuar një katastrofë për shëndetin publik dhe ekonominë globale.