Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Përplaset treni në Indi, 24 të vdekur dhe 156 të plagosur

Thellohet bilanci i viktimave të trenit të përplasur në Indi. Deri tani 24 persona kanë vdekur dhe 156 të tjerë janë plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në Muzaffarnagar në shtetin e Uttar Pradesh, 80 milje nga Nju Delhi, mbrëmjen e së shtunës, transmeton oranews. Treni po ecte me 100 km/h dhe vagonat u mbivendosën njëri mbi tjetrin, duke u përplasur me disa shtëpi aty pranë dhe një kolegj.

Ekipi i shpëtimit po punon për të mbijetuar të tjerë nga aksidenti i tmerrshëm.

“Ne po kontrollojmë të gjithë vagonët për të gjetur çdo të mbijetuar ose trupat e personave të tjerë të vdekur,”-tha Anant Dev, shefi i policisë së qarkut Muzaffarnagar për AFP.

Një trumë e madhe njerëzish janë mbledhur për të ndihmuar të mbijetuarit që të dalin nga rrënojat e trenit dhe disa prej tyre janë dërguar në spital në gjendje të rëndë. Qeveria ka urdhëruar që të hetohet aksidenti por deri tani nuk ka dyshime për sulm terrorist.

Artikuj të ngjashëm