Përplasja në ajër mes një avioni dhe një helokopteri në jug të Anglisë i kushtoi jetën të paktën 4 personave. Ngjarja ndodhi mbi Bakingemshajër.
Mjetet fluturuese ishin nisur nga aeroporti i vogël i Uajkombit dhe po fluturonin në kuotë të ulët. Disa dëshmitarë raportuan për një gjëmim të fortë në zonën e Uedisdon Menor, ndërtesë historike e Bakingemshajër, transmeton tch.
Në vendin e ngjarjes mbërritën një numër zjarrfikësesh e ambulancash. U mobilizua gjithashtu një dron për gjetjen e të mbijetuarve të mundshëm. Autoritetet kanë nisur hetimet për zbulimin e shkaqeve të aksidentit.
Artikuj të ngjashëm
-
4 të vdekur nga përplasja e një helikopteri në një spital në Turqi
-
Pesë të vdekur nga përplasja e dy helikopterëve ushtarakë në Turqi
-
Dy aeroplanë përplasin krahët në Londër
-
Përplasen dy helikopterë të ushtrisë amerikane, mund të ketë të vdekur
-
Katër të vdekur dhe disa të plagosur pas përplasjes së dy helikopterëve në Australi