Kardinali George Pell, ka filluar përpjekjen përfundimtare për të ulur dënimet e tij në Australi për abuzim seksual me fëmijë.
Pell u dënua me gjashtë vjet burgim në mars pasi u shpall fajtor për abuzim të dy djemve në Melbourne në vitin1990, raporton Reuters, transmeton KTV.
Ish-arkëtari i Vatikanit është kleriku katolik më i moshuar që është i dënuar për krime të tilla, por ai vazhdimisht ka insistuar në pafajësinë e tij.
Pasi humbi një apel të mëparshëm, Pell tani shpreson se çështja e tij do të dëgjohet nga Gjykata e lartë e Australisë. Sidoqoftë, nuk ka asnjë garanci që kjo Gjykatë do të pranojë ta rishikojë atë.
Dhjetorin e kaluar, një gjykatë e dënoi unanimisht klerikun katolik Pell për abuzime seksuale të djemve 13-vjeçarë brenda Katedrales së Shën Patrikut të Melbourne.
-
Gjykata australiane shtyn vendimin për apelimin e dënimit për kardinalin përdhunues
-
Kardinali Pell dënohet me 6 vite burgim për abuzim seksual
-
Kardinali australian shpallet fajtor për abuzim seksual
-
Vdes George Pell, figura më e lartë e Kishës i dënuar për abuzim të fëmijëve
-
Kardinali francez, Philippe Barbarin, dënohet për fshehje të abuzimeve seksuale me të mitur