Kardinali australian George Pell, arkëtar i Vatikanit dhe këshilltari kryesor i Papa Françeskut është shpallur fajtor për pesë akuza për abuzim seksual me fëmijët.
Pell, këto abuzime seksuale i kishte bërë më shumë se dy dekada më parë me dy djem 13-vjeçarë në Katedralen e Shën Patrikut në Melbourne në kohën kur ishte kryepeshkop, transmeton KTV.
Njëri nga dy viktimat kishte vdekur në vitin 2014.
Vendimi ndaj tij u publikua të martën derisa juria e kishte shpallur fajtor Pellin më 11 dhjetor të vitit 2018, pas një gjykimi që zgjati katër javë.
Secila prej këtyre pesë akuzave ndaj tij ka 10 vjet burgim.
Avokatët kanë dorëzuar një apel ndaj vendimit në tri shkallë të gjykatës. Nëse apeli është i suksesshëm, do të ketë rigjykim.
-
Përpjekja e fundit e klerikut abuzues të Vatikanit për ta ulur dënimin
-
Kardinali Pell dënohet me 6 vite burgim për abuzim seksual
-
Vdes George Pell, figura më e lartë e Kishës i dënuar për abuzim të fëmijëve
-
Gjykata australiane shtyn vendimin për apelimin e dënimit për kardinalin përdhunues
-
Prova serioze që Kardinali George Pell të akuzohet për ngacmime seksuale