Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kardinali Pell dënohet me 6 vite burgim për abuzim seksual

Foto: Reuters

Kardinali George Pell dënohet me gjashtë vjet burgim pasi u shpall fajtor për abuzimin seksual të dy djemve në Australi.

Ish-arkëtari i Vatikanit është figura më e vjetër katolike që është shpallur ndonjëherë fajtor për vepra seksuale ndaj fëmijëve.

Pell abuzoi djemtë 13-vjeçarë të korit në një katedrale në Melburn në vitin 1996, konkludoi një juri vitin e kaluar.

Kardinali, 77vjeçar, pretendon se është i pafajshëm dhe ka apeluar vendimin.

Në dënimin e Pellit të mërkurën, një gjykatës tha se kleriku kishte kryer “një sulm të dhunshëm seksual ndaj dy viktimave”, përcjell Ora News.

“Sjellja jote u përhap nga arroganca jote”, tha gjyqtari Peter Kidd.

Edhe Përpjekja e fundit e klerikut abuzues të Vatikanit për ta ulur dënimin Botë Përpjekja e fundit e klerikut abuzues të Vatikanit për ta ulur dënimin

Në dhjetor, një juri në mënyrë unanime e dënoi Pellin me një akuzë për akt seksual ndaj një fëmije nën 16 vjeç dhe katër akuza për kryerjen e një akti të pahijshëm ndaj një fëmije nën 16 vjeç.

Dënimi i tij e ka tronditur Kishën Katolike, ku ai kishte qenë një nga këshilltarët më të afërt të Papës.