Përmbytjet e rënda dhe rrëshqitjet e dheut kanë vrarë të paktën 47 persona dhe kanë plagosur 80 të tjerë në veri të Tanzanisë, thonë zyrtarët lokalë.
Ngjarja ndodhi pranë shpateve të malit Hanang, ku presidentja Samia Hassan tani ka vendosur forcat e sigurisë kombëtare për të ndihmuar përpjekjet e shpëtimit.
Nga moti i pafavorshëm u dëmtuan edhe shtëpitë dhe infrastruktura.
Përmbytjet thuhet se janë rreziku më i madh natyror në Tanzani, duke prekur dhjetëra-mijëra njerëz çdo vit.
Afrika Lindore është goditur keq nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në vitin 2023, pjesërisht të shkaktuara nga fenomeni i motit El Niño.
Muajin e kaluar në Tanzani, reshjet më të larta se zakonisht rezultuan në vdekje dhe shkatërrim të pronave në kryeqytetin Dar es Salaam dhe zonat e Kigoma, Kagera, Geita dhe Unguja.
Edhe
Mbi 40 të vdekur e të paktën 85 të lënduar nga përmbytjet e mëdha në Tanzani
Të mbjellat në disa pjesë të vendit janë larë duke ndikuar në jetesën e njerëzve.
Agjencia meteorologjike e Tanzanisë ka paralajmëruar se reshjet do të vazhdojnë këtë muaj.