Forcat policore janë përleshur të premten me protestuesit anti-Izrael në jug të Jordanisë, të cilët kanë vërshuar rrugët për ta shprehur pakënaqësinë ndaj aksioneve ushtarake të Izraelit në Gazë.
Policia ka përdorur gazin lotsjellës për t’i shpërndarë demonstruesit e shumtë që kanë marshuar në drejtim të kufirit me Gazën.
Marshuesit kanë bërë thirrje për çlirimin e Palestinës dhe për zhdukjen e Izraelit. Ata kanë kërkuar gjithashtu që Mbreti Abdullah ta pezullojë marrëveshjen e paqes të arritur me Izraelin dhe që t’i hapë dyert për xhihad.
Vetë Mbreti i kishte dënuar më herët veprimet e Izraelit ndaj palestinezëve, shkruajnë mediat e huaja.
Gjatë gjithë së premtes, në qytete të shumta jordaneze janë organizuar protesta në mbështetje të kauzës palestineze derisa në Gazë kanë vazhduar bombardimet midis forcave izraelite dhe “Hamasit”.
-
Në Jordani vazhdojnë protestat në mbështetje të Hamasit
-
Mbi 40 palestinezë të vrarë të shtunën, në Izrael protestohet kundër pushtimit
-
Qindra njerëz bashkohen në protestën më të madhe kundër Hamasit në Gaza
-
Protesta antiqeveritare në Izrael
-
Protesta masive në prag të përvjetorit të luftimeve në Gaza