Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Përhapet një virus nga mushkonjat në Argjentinë, mbi 40 të vdekur

Argjentina po lufton me një shpërthim rekord të etheve “denge”, e cila ka vrarë më shumë se 40 njerëz dhe ka infektuar më shumë se 60,000, kryesisht në veriperëndim.

Infeksioni përhapet nga mushkonjat Aedes aegypti dhe shpërthimi i fundit i madh që goditi Argjentinën ishte në vitin 2020, raportoi BBC.

Megjithatë, Ministria e Shëndetësisë thotë se rastet kanë filluar të rriten.

"Kjo mushkonjë, për shkak të rritjes së temperaturës në vendin tonë dhe në botë... është në gjendje të përhapet më shumë. Popullsia e tyre vazhdon të lëvizë më në jug", tha biologia Marianela Garcia Alba.

Simptomat e “dengës” përfshijnë ethe, dhimbje koke, turbullim dhe dhimbje kyçesh.

Ministria e Shëndetësisë u ka kërkuar njerëzve që të rrisin masat kundër mushkonjave, duke përfshirë rrjetat kundër mushkonjave në dyert dhe dritaret, përdorimin e mjeteve kundër insekteve dhe heqjen e çdo kontejneri me ujë që mund të shërbejë si baza për shumim.