Autoritetet në Rio de Janeiro kanë shpallur gjendje emergjence shëndetësore në përpjekje për ta ndalur përhapjen e etheve të dengës.
Rastet me sëmundjen e shkaktuar nga mushkonjat janë katërfishuar në Brazil gjatë janarit krahasuar me të njëjtin muaj vitin e kaluar.
Rio ka regjistruar 10,000 raste këtë vit deri tash, ndërsa tërë vitin e kaluar pati regjistruar gjithsej 23,000 raste, raportoi BBC.
Ethet denga mund të shkaktojnë temperaturë, dhimbje koke të rëndë, dhimbje në sy, muskuj dhe kyçe, njolla të kuqe nëpër trup.
Vaksina kundër dengës e zhvilluar nga kompania japoneze Takeda ishte aprovuar nga Brazili vitin e kaluar, por ende nuk është shpërndarë gjerësisht.
Artikuj të ngjashëm
-
Cilat janë simptomat e etheve të dengës që po përhapen në Evropë
-
Mushkonjat tigër dyshohen se janë prapa rritjes së rasteve me dengë në Evropë
-
OBSH-ja paralajmëron se ethet e dengës mund të kthehen në kërcënim të madh
-
Peruja në panik nga ethet tropikale
-
Përhapet një virus nga mushkonjat në Argjentinë, mbi 40 të vdekur