Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Përfundon ultimatumi, fillon evakuimi i banorëve zviceranë

Autoritete zvicerane kanë urdhëruar prej tri ditësh banorët e një fshati të vogël që të evakuohen për shkak të rrezikut nga shembja e gurëve.

E premtja, 12 maj, është dita e fundit për t’u larguar nga fshati Brienz.

Por, shumica janë larguar të enjten. Fermerët janë parë duke mbushur kamionët me lopët dhe duke i larguar nga fshati. Disa zona përreth janë rrethuar me shirita të verdhë që paralajmërojnë rrezikun e rënies së shkëmbinjve në pesë gjuhë.

Image
Një shenjë rruge thotë, “në rast se ndizet drita e kuqe, ka rrezik për rrëshqitje shkëmbinjsh”. (Reuters)

Autoritetet e Zvicrës kanë thënë se Brienzi është në rrezik pasi shkëmbinjtë ka shumë gjasa të bien nga mali dhe ta shkatërrojnë fshatin i cili është rreth luginës, shkroi ABC. 

“Shkëmbi bie teposhtë me një shpejtësi prej 36 metrash në vit”, ka thënë Christian Gartmann nga menaxhmenti i krizave të Albulas – komuna që përfshin Brienzin.

Edhe Banorëve zviceranë u jepet afati i fundit për të ikur, shkëmbinj gjigant do të bien mbi fshat Botë Banorëve zviceranë u jepet afati i fundit për të ikur, shkëmbinj gjigant do të bien mbi fshat

“Ne presim që të bie drejt fshatit në ditët apo javët në vazhdim”.

Image
Pluhuri mbuloi fshatin pasi nisi evakuimi. (Reuters)

Popullsia e Brienzit është më pak se 100 persona. Kryetari i fshatit është i sigurt se deri mbrëmjen e së premtes, të gjitha do të jenë larguar.

Hanneke Bonifaci, banore e fshatit, është shprehur se është kohë e shkurtër për t’u shpërngulur, por se nuk kanë zgjidhje tjetër.

Madhësia e dëmit që mund të bie mbi Brienzin mbetet e panjohur për të gjithë.

Edhe Evakuohet edhe një fshat zviceran, rrezik nga shkëmbinjtë Botë Evakuohet edhe një fshat zviceran, rrezik nga shkëmbinjtë

“Shkëmbi mund të bie në copa, që do të ishte më e preferueshme. Mund të bie po ashtu komplet, që do të ishte shkatërrues për fshatin”, ka deklaruar Gartmann.