Protesta e një pjese të opozitës në Bulevardin “Mbret Stefan” në Beograd përfundoi rreth orës 18:00, pas fjalimit të liderit të Dverit, Boshko Obradoviq.
Ai kërkoi që të gjithë të arrestuarit të lirohen nesër deri në orën 15.00.
Udhëheqësi i Dverit, duke folur para stacionit të policisë, tha se të gjithë ata që u arrestuan, u transferuan nga stacioni në gjykata, ku janë dënuar nga 48 orë deri 30 ditë burgim.
Obradoviq e përshkroi sulmin në RTS si një veprim të guximshëm dhe uroi të rinjtë për guxim.
Para se të arrinin para stacionit policor në Bulevardin “Mbreti Stefan”, demonstruesit mbajtën protestë përpara ndërtesës së Presidencës.
Artikuj të ngjashëm
-
5 nga 6 të akuzuarit për barrikadat ishin të punësuar në strukturat që udhëhiqeshin nga krerët e LS-së
-
17 policë të lënduar në protestën studentore në Serbi, Vuçiq: Është e mundur të jap dorëheqje
-
Protestojnë studentët në Beograd, përplasen me policinë
-
MPJD: Në protestën para Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd u përdor gjuhë me tone ekstremiste
-
Disa serbë protestojnë para Zyrës së Kosovës në Beograd, kërkojnë anulim të marrëveshjeve