Kreu i Këshillit Suprem Zgjedhor (YSK), Ahmet Yener, tha se procesi i votimit në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Turqi ka përfunduar, ndërsa njoftoi se nuk ka pasur raportime negative në këshill të cilat mund të kenë ndikim negativ në proces, raporton Anadolu.
Yener në deklaratën për gazetarët u shpreh që zgjedhjet të jenë në dobi të kombit turk dhe demokracisë.
“Ka përfunduar procesi i votimit në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të mbajtura sot. Nuk ka pasur raportime negative deri më tani në këshillin tonë të cilat mund të kenë ndikim negativ në procesin e votimeve”, u shpreh ai.
Ai bëri të ditur se ankesat e paraqitura në këshill janë vlerësuar dhe janë dërguar në këshillat zgjedhore të provincave.
Yener falënderoi të gjithë pjesëmarrësit në procesin e zgjedhjeve, ndërsa tha se do të njoftojnë më tej për heqjen e ndalesës transmetimit të rezultateve.
-
Mungesa e konsultimeve mes partive ngre shqetësime për krizë të re politike
-
Për shpallje të rezultateve përfundimtare KQZ-ja pret përfundimin shqyrtimit të ankesave
-
Vetëvendosja nuk jep sinjale për negociata koalicioni me LDK-në
-
Kurti për zgjedhjen e presidentit: Jemi të gatshëm për bashkëpunim me partitë e tjera
-
Përfundon periudha e votimit