Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Përfundon misioni për nxjerrjen e gjirafave nga ishulli që po fundoset

Është kryer me sukses misioni për shpëtimin e një grupi gjirafash nga një ishull që po fundoset në Keni. Ishulli po fundoset për shkak të reshjeve të dendura që kanë shkaktuar nga ngritje të niveleve të ujit.

Ndryshimet e shpejta klimatike kishin vështirësuar mbijetesën e kafshëve në Ishullin Longiqaro. Ekspertët kanë vlerësuar se ishte e pamundshme që gjirafat ta vazhdonin jetën në këtë pjesë të shtetit afrikan.

Gjirafat, që dikur kishin jetuar në pjesën kontinentale të vendit, ishin transportuar në Ishullin Longiqaro dhjetë vjet më parë si pjesë e një projekti konservimi për të zgjeruar speciet në një zonë më të gjerë.

Në fundjavë është transportuar grupi i fundit i gjirafave Rothschild. Atyre u është krijuar hapësirë e re në Baringo, ku ndodhet edhe një konservator i madh për kafshët e rralla.