Një operacion ka nisur për të shpëtuar më shumë se 200 dele që fermerët i kanë lënë pas shpërthimit të vullkanit në Grindavik të Islandës.
Me llavën që ka djegur sipërfaqe të tëra, ekipet e shpëtimit po punojnë për të shpëtuar 270 kafshë nga fushat ku janë shpërndarë.
Kafshët nuk janë ushqyer për ditë të tëra dhe nuk kanë qenë prioritet për shpëtim, shkroi Guardian.
Një fermer i ka ndihmuar ekipet për të evakuuar 30 dele, por të tjerat kanë mbetur në rrezik.
Grindaviku ishte evakuuar para Krishtlindjeve pasi një vullkan shpërtheu më 18 dhjetor.