Italia, Spanja dhe Greqia i janë bashkuar vendimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për t'i mbyllur ambasadat në Kiev.
The Guardian ka raportuar të mërkurën se ky vendim u ndërmor pasi ekziston një informacion për sulm potencial të Rusisë në ambasadat e Perëndimit në kryeqytetin ukrainas.
Informacioni për sulme ruse mbi ambasada vjen pas presidenti rus, Vladimir Putin, e ka përditësuar doktrinën bërthamore.
Vendimi për mbyllje të ambasadës së Spanjës ishte i përkohshëm, pasi BBC-ja raportoi se u mor vendim të rihapet.
Në Kiev dhe në disa rajone të Ukrainës janë lëshuar alarme ajrore, duke iu bërë thirrje qytetarëve për vigjilencë të shtuar. Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Ukrainës ka thënë se po Moska po përpiqet të mbjellë frikë mes banorëve.
-
Ukraina konsideron se Rusia po kryen sulm psikologjik duke kërcënuar me sulme
-
SHBA-ja mbyll ambasadën në Kiev nga frika e një sulmi të madh rus
-
Fëmijë mes tre të vrarëve nga sulmet me raketa ruse pranë Kievit
-
Të paktën 17 të vrarë në sulmin masiv rus në Kiev
-
BE-ja mban diplomatët në Ukrainë, dëshiron më shumë presion mbi Rusinë