Politikania opozitare në Turqi ka thënë se partia do të braktisë koalicionin e formuar për të kundërshtuar presidentin Recep Tayyip Erdogan në zgjedhjet presidenciale të muajit maj.
Meral Aksener, kryetare e partisë nacionaliste Iyi, ka thënë se është ndarë nga koalicioni i fuqishëm prej gjashtë partive, në lidhje me mosmarrëveshjet për zgjedhjen e një kandidati që do t’i dalë përball Erdoganit.
Ndarja në bllokun opozitar, dy muaj para zgjedhjeve presidenciale, është një nxitje e madhe për Erdoganin.
Presidenti po përballej me kritika të ashpra në kohën e krizës së thellë ekonomike dhe shkaku i reagimit të ngadaltë të shtetit ndaj tërmetit të 6 shkurtit që la mijëra të vdekur.
Artikuj të ngjashëm
-
Opozita e Turqisë më e bashkuar se kurrë kundër Erdoganit
-
Ish-drejtuesi i partisë kryesore opozitare turke zotohet ta sfidojë Erdoganin me parti të re
-
Miliona turq u drejtohen të dielën kutive të votimit
-
Erdogani njofton tërheqjen nga politika: Zgjedhjet e 31 marsit, të fundit për mua
-
Erdogani thotë se mund t’i ndajë rrugët me BE-në