Ministria e Mbrojtjes së Maqedonisë i ofroi kapacitetet e kampit ushtarak “Vasko Karangeleski” në Shën Naum të Ohrit, për akomodimin e qytetarëve të shqetësuar nga seria e tërmeteve që e kanë përfshirë qytetin dhe rrethinën në dy javët e fundit.
“Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska në këtë mënyrë iu përgjigj thirrjeve të qytetarëve të drejtuara deri te ajo përmes rrjeteve sociale, që të hapen dyert e kampit ushtarak, sepse atje qytetarët do të ndiheshin më të sigurt”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Mbrojtjes, raporton Alsat-M.
Dyert e kampit janë të hapura për qytetarët, të cilët kanë dëme nga tërmetet e deritanishme dhe kanë nevojë të strehohen në kampin ushtarak derisa toka në Ohër të qetësohet.
Paraqitje për akomodim në kamp mund të bëjnë në numrin e telefonit 070 403 392. Personi për kontakt – Riste Spasovski, udhëheqës i sektorit për shërbime, turizëm, mirëmbajtje dhe auto park në Ministrinë e Mbrojtjes.
-
Maqedonci i gatshëm ta ndihmojë Republikën Çeke në përballje me vërshimet
-
FSK-ja e gatshme të ndihmojë në operacionin e kërkim-shpëtimit në Marok
-
Vizitë e rrallë, ministri grek shkon në Turqi
-
Mehaj: Kosova ia ofroi Turqisë kapacitetet pas tërmetit
-
FSK-ja u del në ndihmë qytetarëve në zonat e prekura nga vërshimet