Për herë të parë Papa Françesku do marrë pjesë në samitin e G7-s, që po mbahet në Itali, ku do të adresojë shqetësimet e tij për inteligjencën artificiale, raporton Associated Press.
Ai do të diskutojë me liderët e shtatë vendeve për përdorimin e masave mbrojtëse ndaj zhvillimit të OpenAi dhe ChatGPT.
Papa ka bërë thirrje që Inteligjenca Artificiale të përdoret në formë sa më etike dhe të mos shkelen vlerat dhe morali njerëzor.
Papa Francesku nuk është i panjohur për inteligjencën artificiale. Ai njihet për foton e realizuar me ‘deepfake’ një nga format e Inteligjencës Artificiale, në të cilën ai shihet i veshur me një xhaketë të bardhë dhe luksoze.
Përndryshe kjo do jetë hera ë parë që një Papë do marrë pjesë në samitin e G7-s.
G7 është grup i shtatë vendeve me ekonominë më të zhvilluar në botë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe, Japonia, Gjermania, Franca, Italia dhe Kanadaja.
-
Për herë të parë, Papa do të marrë pjesë në Samitin e G7-s
-
Papa Françesku paralajmëron liderët botërorë për rreziqet nga inteligjenca artificiale
-
Trumpi do të marrë pjesë në takimin e G7-s në Francë muajin e ardhshëm
-
Papa Leoni XIV e sheh inteligjencën artificiale si sfidë për njerëzimin
-
Trumpi kritikohet për publikimin e imazhit të tij si Papë