Ashtu sikurse administrata Trump, ekipi i sigurisë kombëtare i Bidenit e sheh Kinën jo si ekstremistët e “Al-Qaedas” ose grupi i Shtetit Islamik, por si sfidën numër një në aspektin afatgjatë të sigurisë kombëtare. Mirëpo, ndryshe nga pararendësi i tij, Bideni sheh vlerë të madhe në angazhimet e SHBA-së ndaj shteteve evropiane në aleancën e NATO-s
Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, përballet me enigmë teksa po e rimendon pozicionimin e forcave ushtarake nëpër botë: Si të përqendrohet në Kinën dhe Rusinë, pa u tërhequr nga kërcënimet afatgjate në Lindjen e Mesme - dhe të bëjë zbutje të buxhetit në Pentagon.
Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin, me të marrë detyrën urdhëroi rishikim të prezencës amerikane nëpër botë. Do të vlerësojë se si Shtetet e Bashkuara mund të kenë rrjetin e ushtrisë, armatimin, bazat dhe aleancat, për të forcuar edhe më shumë politikën e jashtme të presidentit Biden.
Rishikimi është pjesë e përpjekjeve të administratës për ta shtruar shtegun për një ushtari ende të përfshirë në dekada konfliktesh në Lindje të Mesme, duke u përballur me buxhet të dobët ose në rënie e sipër. Përveç gjendjes financiare, ushtria është ndeshur me probleme të brendshme si racizmi dhe ekstremizmi.
Rezultati mund të ketë një ndikim afatgjatë në prioritetin e ushtrisë: siguria se është gati për luftë në një epokë të kontrollit të pasigurt të armëve. Në rrezik janë edhe marrëdhëniet me aleatët dhe partnerët, të dobësuara në disa raste nga qasja diplomatike “Amerika së pari” e administratës së Trumpit.
Rishikimi i ushtrisë nga Austini është i lidhur ngushtë me një vendim të administratës në pritje nëse do të përmbushë premtimin e administratës paraprake për t’u tërhequr plotësisht nga Afganistani këtë pranverë. Dhe po përparon veçmas nga pyetja e madhe në lidhje me modernizimin e forcës strategjike bërthamore.
Edhe
Hegseth alarmon për rritjen e forcave ushtarake të Kinës
Ashtu si administrata Trump, ekipi i sigurisë kombëtare i Bidenit e sheh Kinën jo si ekstremistët e “Al-Qaedas” ose grupi i Shtetit Islamik, por si sfidën numër një në aspektin afatgjatë të sigurisë kombëtare. Ndryshe nga pararendësi i tij, Bideni sheh vlerë të madhe në angazhimet e SHBA-së ndaj shteteve evropiane në aleancën e NATO-s.
Kjo mund të çojë në zhvendosje të konsiderueshme në “gjurmët” e ushtrisë amerikane në Lindjen e Mesme, Evropë dhe Azi-Paqësor, megjithëse ndryshime të tilla janë provuar më parë me sukses të kufizuar. Administrata Trump, për shembull, u ndie e detyruar të dërgojë mijëra forca shtesë ajrore dhe detare në zonën e Gjirit Persik më 2019, në një përpjekje për të parandaluar ato që i quajti kërcënime ndaj stabilitetit rajonal. Bideni ka parë dromca të këtij problemi në ditët e fundit, me dhunën e shfaqur në Irak dhe Afganistan.
Plani i Bidenit

Kjo nënkupton gjithashtu një përqafimin prej Bidenit të përpjekjeve të fundit nga komandantët ushtarakë për të gjetur mënyra inovative në angazhimin e ushtrisë, të paqena nga bazat e përhershme që bartnin kosto politike, financiare dhe të sigurisë. Një shembull i fundit ishte vizita e një aeroplanmbajtësi amerikan në një port vietnamez. Komandantët shohin vlerë në vendosjen e forcave në grupe më të vogla në cikle më pak të parashikueshme për të mbajtur Kinën të çekuilibruar.
Shenjat e ndryshimit po shfaqeshin para se Bideni të merrte detyrën.
Në dhjetor, gjenerali Mark Milley foli për pikëpamjen e tij se ndryshimi teknologjik dhe gjeopolitik janë shenja se për rishikimin e mënyrave të vjetra të organizimit dhe pozicionimit të forcave
Mbijetesa e forcave amerikane do të varet nga përshtatja me rritjen e Kinës, përhapja e teknologjive si inteligjenca artificiale, robotika dhe shfaqja e kërcënimeve jokonvencionale si pandemitë dhe ndryshimi i klimës, ka thënë gjenerali Milley.
“Më i vogli do të jetë më i mirë në të ardhmen. Një forcë e vogël që është pothuajse e padukshme dhe e pazbulueshme, që është në lëvizje të vazhdueshme dhe është e shpërndarë gjerësisht - kjo do të ishte një forcë që mbijeton”, tha ai në një konferencë në Uashington. “Ju nuk do të përmbushni asnjë objektiv nëse jeni të vdekur”.
Austin bëri një vlerësim të ngjashëm dhe më të ngushtë muajin e kaluar në lidhje me pozicionimin e forcave amerikane në Azi dhe Paqësor.
“Nuk ka dyshim që kemi nevojë për një qëndrim më të fuqishëm dhe të shpërndarë të forcës në Indo-Paqësor si kundër përgjigje ndaj aftësive dhe qasjes së Kinës, të mbështetur nga koncepte të reja operacionale”, tha Austin.
Austin gjithashtu vuri në dukje shqetësimin e tij për konkurrencën me Rusinë në Arktik.
Edhe
Samiti Trump-Xi do të përcaktojë marrëdhëniet e superfuqive për shumë vjet
“Kjo po bëhet shpejt një rajon i konkurrencës gjeopolitike dhe unë kam shqetësime serioze në lidhje me ndërtimin ushtarak rus dhe sjelljen agresive në Arktik - dhe në të gjithë botën”, tha gjenerali amerikan. “Po kështu, unë jam thellësisht i shqetësuar për qëllimet kineze në rajon”.
Kjo nuk argumenton braktisjen e qendrave të mëdha të ushtrisë amerikane jashtë shtetit. Mirëpo i vë theks në vendosjen e grupeve më të vogla të trupave në rotacione më të shkurtra në destinacione jo-tradicionale. Ky plan veçse ka nisur.
Ndryshimet në ushtri
Ushtria, për shembull, po zhvillon atë që e quan "brigadë të aftë për Arktikun" si pjesë e një përqendrimi të shtuar lart në Veriu. Kjo zonë shihet si pikë e përplasjeve të mundshme pasi fuqitë e mëdha garojnë për burimet natyrore që janë më të arritshme. Në mënyrë të ngjashme, Forca Ajrore për herë të parë po dërgon bombardues me rreze të gjatë B-1 në Norvegji, një aleate e NATO-s dhe fqinje e Rusisë.
Kina e konsideron veten një komb arktik, por shqetësimi kryesor i SHBA-së me Pekinin është rritja në Azi dhe Paqësor. Sipas qëndrimeve të SHBA-së, Kina synon të ndërtojë forcën ushtarake për të parandaluar ose bllokuar çdo përpjekje të SHBA për të ndërhyrë në Tajvan, demokracinë gjysmë-autonome që Pekini e cilëson si provincë renegate që përfundimisht duhet të kthehet në anën komuniste.
Një raport i Këshillit për Marrëdhëniet me Jashtë këtë muaj e quajti Tajvanin shkëndijën më të mundshme për një luftë SHBA-Kinë, një perspektivë me pasoja të tmerrshme njerëzore që sipas raportit “duhet të preokuponte ekipin e Bidenit”.
“Miliona amerikanë mund të vdesin në luftën e parë në historinë njerëzore midis dy shteteve të armatosura me bomba bërthamore” thuhej në raport.
Washingtoni gjithashtu përmend shqetësimin në lidhje me përpjekjet e Kinës për të modernizuar dhe zgjeruar potencialisht arsenalin e saj bërthamor, ndërsa ajo nuk pranon të marrë pjesë në çdo negociatë ndërkombëtare për kontrollin e armëve bërthamore.
Fokusi i mprehur ndaj Kinë filloi gjatë administratës së Obamas. Administrata Trump shkoi më tej duke deklaruar zyrtarisht se Kina dhe Rusia, jo terrorizmi global, ishin kërcënimet kryesore për sigurinë kombëtare të SHBA-së.
Disa tani pyesin nëse kjo qasje është e tepruar.
Edhe
Pentagoni po shqyrton dërgimin në Lindje të Mesme të ndihmës ushtarake të paraparë për Ukrainën
Christopher Miller që shërbeu si sekretar i Mbrojtjes në detyrë për dy muajt e fundit të presidencës së Donald Trump, tha në një intervistë se ishte dakord se Kina është kërcënimi kryesor i sigurisë kombëtare. Por tha se komandantët e SHBA-së gjetkë në botë i thanë atij se fokusi ndaj Kinës u kushtonte atyre burimet e nevojshme.
“Kështu që e ndjeva se ishte koha për të rishikuar këtë dhe për t’u siguruar që nuk kemi krijuar ndonjë pasojë të padëshiruar”, ka thënë Milleri. \ AP