Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Pentagoni planifikon modernizimin e aftësive bërthamore

Afro 30 vjet pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, mbrojtja nga armët bërthamore dhe politika e frenimit të kundërshtarit nga përdorimi i tyre, janë rikthyer në qendër të vëmendjes. Pentagoni prezantoi këtë muaj një plan të ri bërthamor, që do të modernizojë sistemin e mbrojtjes bërthamore nga ajri, toka dhe deti, ndërsa ka bërë dy ndryshime të arsenalit të tij bërthamor.

Komponentët e arsenalit bërthamore nga ajri, toka dhe deti, pritet të arrijnë fundin e përdorimit të tyre në dekadën e ardhshme.

Ekspertët thonë se nëse Uashingtoni nuk vepron tani për të modernizuar arsenalin, i gjithë synimi për frenimin e vendeve të tjera që të mos përdorin armë bërthamore, mund të jetë në rrezik.

“Ekziston mendimi se veprimet e Shteteve të Bashkuara mund të shkaktojnë një garë armatimi. Gara e armatimit aktualisht ekziston, por Shtetet e Bashkuara nuk po marrin pjesë në të”, thotë Michaela Dodge me Fondacionin Heritage.

Analistët thonë se Rusia dhe Kina kanë 20 vjet që kanë filluar përmirësimin e programeve të tyre bërthamore.

Edhe Irani po rindërton bazën industriale ushtarake më shpejt se sa pritej, thotë inteligjenca amerikane Botë 2 muaj më parë Irani po rindërton bazën industriale ushtarake më shpejt se sa pritej, thotë inteligjenca amerikane

Një tjetër rrezik është shfaqur – kërcënimi nga Koreja e Veriut dhe Irani që synojnë prodhimin e armëve bërthamore.

Për të përballuar këto ndryshime, Pentagoni po bën thirrje për t’i shtuar dy armë të tjera arsenalit bërthamor amerikan.

E para është rikthimi në skenë i lëshimit nga deti të raketave të telekomanduara me preçizion të lartë, aftësi që Amerika e kishte gjatë Luftës së Ftohtë.

Aftësia tjetër, më pak e fuqishme, është lëshimi i raketave balistike nga nëndetëset. Ky element, do ta bënte të pavlefshme idenë se kundërshtari më i fortë bërthamor, Rusia, mund të përdorte armë më pak të fuqishme, për t’u futur në një konflikt të vogël.

Edhe Pentagoni po shqyrton dërgimin në Lindje të Mesme të ndihmës ushtarake të paraparë për Ukrainën Botë 4 muaj më parë Pentagoni po shqyrton dërgimin në Lindje të Mesme të ndihmës ushtarake të paraparë për Ukrainën

“Do të preferoja të ktheheshim ku ishim dhjetë vite më parë, kur të dy palët po pakësonin rolin e armëve bërthamore në politikat e tyre të jashtme. Mendoj se Rusia nuk po na jep këtë mundësi tani, ndaj përkohësisht ne duhet të jemi më bindës se sa do të preferoja”, thotë Michael O’Hanlon me Instituin Brookings.

Strategjia bërthamore e administratës së ish Presidentit Obama në vitin 2010 parashikonte një ekuilibër delikat mes synimit përfundimtar për një botë pa armë bërthamore, duke mbajtur ende një arsenal të sigurtë dhe të efektshëm. Varianti i administratës së Presidentit Trump përqëndrohet kryesisht tek pika e dytë, për të ruajtur arsenalin amerikan – duke vënë kontrollin e armëve në plan të dytë.