Koreja e Veriut kërcënoi Shtetet e Bashkuara me sulme bërthamore në “zemër” të saj nëse Uashingtoni përpiqet që të rrëzojë liderin suprem të vendit, Kim Jong Un.
Deklarata e fortë, por e përsëritur e Penianit, erdhi pas komenteve të shefit të CIA-s, Mike Pompeo se administrata e Trump duhet të gjejë një mënyrë për ta ndarë Kim nga materialet e tij nukleare në rritje.
“Shpresoj të gjejmë një mënyrë për ta shkëputur regjimin nga sistemi. Jam i sigurt se edhe populli koreano-verior e dëshiron largimin e tij”, ishin fjalët e Pompeos, transmeton kp.
Por Ministria e Jashtme e shtetit komunist reagoi menjëherë duke kujtuar se Koreja e Veriut vlerëson se, “po t’i kërcënohet dinjiteti i saj suprem, atëherë do t‘i duhet të shfarosë shtete dhe etnitetet e përfshira në këtë përpjekje duke përdorur te gjitha armët e mundshme, përfshirë ato atomike”.
Paralajmërimi i saj vjen në kohën kur komuniteti amerikan i inteligjencës doli në përfundimin se Peniani e ka përshpejtuar programin e tij të raketave balistike ndërkontinentale, ndërsa Washington Post shkruan se brenda 2018-s, Kim Jong Un do të ketë raketa me kapacitet bërthamor.
-
Kim paralajmëron sulm bërthamor nëse provokohet me armë bërthamore
-
Tani, Koreja e Veriut kërcënon me armë bërthamore
-
CIA: Vetëmbrojtja dhe frikësimi, synim i programit bërthamor të Phenianit
-
Paralajmërimi i CIA-s: Peniani pranë aftësisë për të na goditur
-
Kërcënime reciproke ndërmjet SHBA-së e Koresë Veriore