Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Pengjet izraelite të liruara janë në gjendje të mirë shëndetësore

13 pengjet izraelite të liruara të premten janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Qendra Mjekësore e Fëmijëve Schneider në Petah Tikva, në lindje të Tel Avivit, bëri të ditur se gjendja e katër fëmijëve dhe katër grave që u kthyen në Izrael mbrëmë është përcaktuar e mirë, shkruan CNN.

“Ata janë së bashku me anëtarët e familjes së tyre në kompleksin e dedikuar dhe të veçantë, të rrethuar nga ekipe mjekësore dhe psiko-sociale”, thuhet në deklaratë.

Ndërkohë, Qendra Mjekësore Wolfson në Holon, në jug të Tel Avivit, bëri të ditur se gjendja e pesë të kthyerve që u pranuan dje në spitalin Wolfson është e qëndrueshme.

“Secili po trajtohet sipas ekzaminimit mjekësor të kryer dje nga ekipi mjekësor dhe po përqafohen nga familjarët. Ne presim dhe shpresojmë për kthimin e të gjithë të rrëmbyerve”, shtohet në deklaratë.