Tre pengjet izraelite të vrara nga Forcat e Mbrojtjes së Izraelit në Gaza ishin të zhveshur në pjesën e gjoksit dhe po bartnin një flamur të bardhë kur ishin qëlluar, sipas një hetimi preliminar.
Vrasja e tre burrave – që ishin kidnapuar nga Hamasi më 7 tetor në Izraelin jugor – ka nxitur reagime të ashpra e protesta në Izrael, pasi ka rritur shqetësimet për pengjet e mbetura në Gaza.
Sipas raportimeve në hetimin e IDF-së (Ushtrisë) në mediat izraelite, tre burrat Yotam Haim, Samer El-Talalka dhe Alon Shamriz (të gjithë në të 20-at) - kanë arritur të iknin nga Hamasi dhe po i afroheshin pozicionit të ushtrisë në Shejaya në zonën e Gazës, ku ka pasur luftime.
Një nga të tretë po bartte një shkop me një rrobë të bardhë të lidhur në të dhe të tre kishin hequr bluzat që kishin.
Pasi i kishin parë, një ushtar izraelit nga një pozicion i lartë, shtiu mbi të tre, duke bërtitur “terroristë”.
Teksa dy nga pengjet ranë përtokë menjëherë, i treti arriti të ikte në një banesë. Kur ushtarët arritën në vendngjarje, ishin të urdhëruar të hynin në ndërtesë dhe vranë personin e tretë pavarësisht lutjeve të tij në hebraishte./TheGuardian