Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Pence angazhon avokat rreth hetimeve ndaj tij për Rusinë

Nënpresidenti i SHBA-ve, Mike Pence, ka angazhuar një avokat për të mbikëqyrur përgjigjet e tij ndaj pyetjeve rreth marrëveshjes së mundshme midis Rusisë dhe fushatës së Presidentit Donald Trump në 2016.

Zyra e Pence njoftoi rreth vendimit për të angazhuar Richard Cullen, kryetar i firmës ligjore McGuireWoods LLP.

Cullen është i njohur për përfaqësimin e klientëve të profilit të lartë si dhe ka qenë i përfshirë në hetimet Iran-Contra dhe Watergate.

Ky lajm erdhi pasi mediat raportuan se Trump ishte duke u hetuar nga avokati special Robert Mueller, për pengimin të mundshëm në fushën e drejtësisë.

Mueller po mbikëqyr një hetim të FBI-së për ndërhyrjet e supozuara ruse në zgjedhjet presidenciale dhe nëse kanë pasur ndonjë bashkëpunim me fushatën e presidentit Trump.

Edhe Trumpi i gatshëm të intervistohet nga Mueller Botë Trumpi i gatshëm të intervistohet nga Mueller

Trump, ka mohuar ndonjë bashkëpunim me Rusinë, duke thënë përmes Twitterit, se hetimet ndaj tij ishin të bazuara në "lajme të rreme".

Trump po ashtu, ka punësuar avokatin e tij muajin e kaluar rreth këtyre hetimeve.