Botë

Pence ftohet të dëshmojë kundër Trumpit

Ish-zëvendëspresidenti amerikan Mike Pence është ftuar që të dëshmojë nga hetuesi special që po mbikëqyr hetimet ndaj ish-presidentit Donald Trump për përpjekjet e tij që të rrëzonte rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.

Kërkesa për dëshmi të Pences është bërë në ditët e fundit, ka bërë të ditur një zyrtar i lartë që ka folur në kushte anonimiteti. Skenari i jashtëzakonshëm i ish-zëvendëspresidentit duke dëshmuar kundër ish-shefit në hetimin penal është duke u realizuar në kohën kur Pence po mendon të garojë kundër Trumpit për kandidaturën presidenciale të republikanëve.

Të dy i kanë ftohur marrëdhëniet qëkur përkrahësit e Trumpit shkaktuan trazirat në Kapitol të Washingtonit më 6 janar të vitit 2021, në përpjekje për të pamundësuar certifikimin e fitores së demokratit Joe Biden.

Ftesa e Pences është hap agresiv i prokurorit, i cili për vite të tëra i ka prirë sektorit kundër korrupsionit në Departamentin e Drejtësisë dhe ka mbikëqyrur hetimet kundër figurave të larta politike.