Shtëpia e Bardhë pritet të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme në kufi me Meksikën në mënyrë që të mund të përdorë fondin e emergjencave për ndërtimin e murit antiemigrantë.
Një tjetër goditje për Donald Tramp nga kryetarja e Kongresit Amerikan Nensi Pelozi. Kjo e fundit refuzoi kushtet e vendosura nga presidenti amerikan për të mbështetur një marrëveshje të përkohshme për shatdaun: futja në ligj e një amendamenti për ndërtimin e murit në kufi me Meksikën, transmeton Abcnews.
Pelosi u shpreh se ky nuk ishte një propozim i arsyeshëm.
Nga ana tjetër Shtëpia e Bardhë po përgatit një dokument për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme kombëtare në kufi me Meksikën në mënyrë që të përdoren 7 miliard dollarë për ndërtimin e murit. Plani njëkohësisht do i jepte fund dhe bllokimit të aktiviteteve federale, duke anashkaluar kongresin.
-
Ligjvënësit demokratë me rezolutë kundër planeve të Trumpit
-
Pelosi: Nuk do të ketë buxhet për murin me Meksikën
-
Trump mund të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme për emigrantët
-
Trumpi nuk tërhiqet nga ideja për ndërtimin e murit me Meksikën
-
Bideni mes kritikave për vazhdimin e murit kundër emigrantëve