Demokratja më e fuqishme amerikane e zgjedhur, Nancy Pelosi, që e kritikon presidentin e SHBA-së, Donald Trump, se nuk po mban maskë, është fotografuar në një sallon ondulimi në San Francisco pa maskë, shkruan BBC.
Në xhirimet e siguruara nga “Fox News” shihet kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesëve të Kongresit Amerikan, në sallon ondulimi të hënën pa mbulesë ftyre, duke thyer rregullat e parandaluar për përhapjen e koronavirusit në këtë qytet.
Me masat në San Francisco nuk lejohet hapja e hapësirave të brendshme të salloneve të ondulimit. Mijëra biznese në Kaliforni janë mbyllur shkaku i masave.
Pelosi – që gjithmonë kritikohet për mbajtje të maskave në publik – shpesh i thotë Republikanëve që të “dëgjojnë shkencën” kur është fjala për pandemi.
Mirëpo në xhirime ajo shihet duke ecur me maskën rreth qafës, e jo në gojë, nëpër eSalon.
Edhe
Nancy Pelosi shtrohet në spital
Zëdhënësi i Demokratëve në Kaliforni ka thënë se ajo nuk ishte në dijeni se po thyente masa e vendosura nga qyteti për parandalimin e përhapjes së virusit.
“Biznesi i ka ofruar kryetares që të vijë të hënën dhe i ka thënë asaj se është e lejuar nga qyteti që të kenë nga një konsumator në biznes. Kryetarja i është përmbajtur rregullave që i ishin thënë asaj”, ka thënë zëdhënësi Drew Hammill.