Myslimanë nga e gjithë bota janë në qytetin saudit të Mekës për Haxhin, një nga Pesë Shtyllat e Islamit.
Të mërkurën, pelegrinët filluan ritualet fetare dhe aktet e adhurimit që e kanë origjinën më shumë se 1,400 vjet më parë.
Aktualisht ka më shumë se 1.4 milionë pelegrinë myslimanë në Mekë këtë vit që praktikojnë Haxhin.
Është një detyrim që ndodh një herë në jetë për çdo mysliman që mund ta përballojë dhe është fizikisht në gjendje ta bëjë atë, raporton AP.
Por është dëmtuar vitet e fundit nga shqetësimet për temperaturat ekstreme, pasi pelegrinët kryejnë ritualet e tyre jashtë, në orët e pikut të ditës.
Historikisht, vdekjet nuk janë të rralla në Haxh, ku ka ndodhur që më shumë se 2 milionë njerëz të udhëtojnë në Arabinë Saudite për një pelegrinazh pesëditor.
-
Myslimanët fillojnë haxhin vjetor në një sfond shqetësimesh për luftë
-
Të paktën 530 egjiptianë të vdekur gjatë haxhit në Mekë
-
Mbi 1.5 milionë pelegrinë në Mekë për të kryer haxhin
-
Tre pelegrinët spanjollë arrijnë në Mekë me kuaj, pas udhëtimit disamujorë nga Spanja
-
Mbi 1,000 pelegrinë të vdekur gjatë haxhillëkut të sivjetmë në Mekë