Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Pekini ka bllokuar disa lagje pas ngritjes së rasteve me Omicron

Autoritetet kineze kanë raportuar 1340 raste me COVID-19 në qytetet më të mëdha të Kinës kontinentale, për shkak se një version i ri i Omicronit po përhapet me të madhe në vend.

Në Pekinin qendror, shumë lagje banimi dhe biznesi janë izoluar ditëve të fundit për shkak të rasteve të reja.

Banorët në Fuliqeng D kanë pritur për pranimin e porosive prapa dyerve të komplekseve pasi u është ndaluar të qarkullojnë lirshëm në qytet.

Zona Xhianvai është rrethuar, duke lejuar vetëm futjen e stafit mjekësor me veshje speciale. Megjithatë, pjesa më e madhe e rasteve të reja janë raportuar nga provinca e largët verilindore Xhilin, ku autoritetet kanë regjistruar 895 raste.

Shenzhen ka raportuar 75 raste të reja, derisa banorët kanë nisur fazën e tretë të testimit masiv. Zyrtarët kanë mbyllur të dielën qytetin prej 17.5 milionë banorësh. Është një prej qendrave më të mëdha të teknologjisë që nuk ndodhet larg Hong-Kongut.