Ndërtesa të larta të rrethuara nga parqe, hotele, vila e makina luksoze: panorama e Irbilit që përshkruan CNN është jashtë pritshmërive.
Mund të shkëmbesh këtë vend me një lagje të Dubait, por në fakt, e gjen në qendrën e Irbilit, kryeqendrës së rajonit autonom të Kurdistanit në Irak.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjerëzit pyesin përse duam të shkëputemi, thotë një banor për gjigantin mediatik amerikan, por shikoni pak përreth. Ne jemi vite drite larg nga Bagdadi. Vota “po” në referendumin e së hënës ishte një ëndërr e bërë realitet për rajonin e vetëqeverisur, por një thirrje për luftë për Bagdadin dhe aleatët e tij, Turqinë e Iranin. Pasi sfiduan shtetin Islamik, kurdët nuk i tremben më asgjëje, megjithatë presidenti i tyre synon arritjen e një marrëveshjeje për shkëputjen e Kurdistanit të Irakut nga pjesa tjetër e vendit.
“Në vend të kërcënimeve dhe sanksioneve tani duhet të ketë një fillim të ri serioz të dialogut, me të cilin ne do të bëhemi fqinjë të mirë”, tha Masoud Barzani, presidenti i Kurdistanit irakian.
Por qeveria e Irakut nuk do t'ia dijë për deklaratat e Barzanit. Kryeministri Haider al-Abadi tani është i vendosur që t'i sprapsë liritë, që ka gëzuar deri më sot rajoni autonom. Nëse aeroportet në rajonin e Kurdistanit në Erbil dhe Sulaimaniya nuk do të vendosen nën autoritetin e qeverisë qendrore, Iraku do të pezullojë të gjitha fluturimet ndërkombëtare, deklaroi ai duke i dhënë afat deri të premten në orën 18:00. Kjo i prek rëndë kurdët. Edhe pse i menaxhojnë vetë të dy aeroporte, ata janë të varur nga Bagdadi për koordinimin e fluturimeve. Abadi kërkoi gjithashtu që të gjitha kalimet tokësore, të cilat rajonin me vendet fqinje, të kalojnë në kompetencën e qeverisë qendrore, por lidershipi kurd e hodhi poshtë menjëherë këtë pretendim.