Presidenti i rajonit autonom të Kurdistanit, Massoud Barzani i kërkoi sot kryeministrit irakian një dialog për problemet që i ndajnë, pas mbajtjes së referendumit për pavarësi.
“I kërkoj Haider al-Abadi dhe zyrtarëve të tjerë politik irakianë të mos mbyllin portën e dialogut, sepse nëpërmjet dialogut do të mund të zgjidhim problemet”, deklaroi ai gjatë një fjalimi televiziv.
“Ne sigurojmë komunitetin ndërkombëtar për vullnetin tonë për dialog me Bagdadin. Referendumi nuk parashikon kufizimin e kufirit mes Kurdistanit dhe Irakut, as vendosjen de facto”, shtoi ai.
Këto deklarata u bënë pas referendumit për pavarësi organizuar nga Kurdistani autonom, pavarësisht thirrjeve të përsëritura nga disa vende për anulimin apo shtyrjen e tij.
-
Mungesa e konsultimeve mes partive ngre shqetësime për krizë të re politike
-
Presidenti i Iranit mbron negociatat me SHBA-në
-
Nuk po kërkojmë armë bërthamore, thotë presidenti iranian
-
Pakistani kërkon përparim në bisedimet për paqe mes SHBA-së dhe Iranit
-
Presidenti i Iranit i bën thirrje SHBA-së t’i japë fund bllokadës