Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Pasojat nga përdorimi i oksidit të etilenit

EPA dëshiron të kërkojë maska mbrojtëse të avullit për njerëzit që punojnë me sasi të larta të oksidit të etilenit dhe thotë se disa vende pune, përfshirë muzetë, duhet të ndalojnë përdorimin e tij krejtësisht sepse ekzistojnë alternativa më të sigurta

(AP) - Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit (EPA) ka propozuar kufizimin e përdorimit të oksidit kimik të etilenit pasi ka zbuluar rrezik më të lartë se sa pritej nga kanceri në objektet që e përdorin atë për të sterilizuar miliarda pajisje mjekësore çdo vit.

EPA ka njoftuar se propozimi i saj do të reduktojë emetimet e oksidit të etilenit me afërsisht 80% duke synuar 86 objekte të sterilizimit mjekësor në të gjithë Shtetet e Bashkuara. Kompanitë gjithashtu do të duhet të testojnë për kimikatin antimikrobik në ajër dhe të sigurohen që kontrollohet e tyre të ndotjes po funksionojnë siç duhet.

Mbrojtja e shëndetit

“Prioriteti numër një i EPA-s është mbrojtja e shëndetit dhe sigurisë së njerëzve”, ka thënë në një deklaratë administratori i EPA-s, Michael Regan. Propozimet e agjencisë “do të reduktojnë ndjeshëm ekspozimin e punëtorëve dhe komunitetit ndaj niveleve të dëmshme të oksidit të etilenit”, ka shpjeguar ai.

Darya Minovi, analiste e lartë kërkimore me Unionin e Shkencëtarëve të Shqetësuar, e quajti veprimin të vonuar me “pothuajse një dekadë” dhe ka thënë se duhet të kishte shkuar më tej për të kërkuar monitorim në linjat e gardhit të objektit në mënyrë që njerëzit të dinë se çfarë po hyn në lagjet e tyre.

Edhe Ish-duhanpirësit që përdorin cigare elektronike më të rrezikuar nga kanceri në mushkëri Lifestyle 1 j. më parë Ish-duhanpirësit që përdorin cigare elektronike më të rrezikuar nga kanceri në mushkëri

“Jam e lehtësuar dhe e kënaqur që EPA më në fund ka nxjerrë standarde të propozuara që bazohen në rekomandimet e shkencëtarëve të tyre mbi një vlerë të përditësuar dhe më të lartë të rrezikut të kancerit”, ka thënë Minovi në një deklaratë.

Masat mbrojtëse të forta nxiten nga kuptimi më i mirë i EPA-s se kërcënimi i oksidit të etilenit është i rëndë. Kimikati klasifikohet si pesticid. Një punëtor në një fabrikë sterilizimi mjekësor, gjatë karrierës së tij, mund të shihte që rreziku i tij të rritet me aq sa një rast shtesë kanceri për çdo 10 persona të ekspozuar. Rritja përgjithësisht e pranueshme e EPA-s në rrezikun e kancerit gjatë gjithë jetës është 1 në 10.000.

“... një fitore”

Oksidi i etilenit është gaz që përdoret për të sterilizuar afërsisht gjysmën e të gjitha pajisjeve mjekësore dhe përdoret gjithashtu për të garantuar sigurinë e disa erëzave dhe produkteve të tjera ushqimore. Përdoret për të pastruar gjithçka, deri shiringat, stimuluesit kardiakë dhe veshjet e kirurgjisë plastike. Ekspozimi i shkurtër nuk konsiderohet rrezik, por frymëmarrja në kohë të gjatë në atë ambient mund të shkaktojë kancerin e gjirit dhe limfomën, sipas agjencisë.

Në vitin 2016, EPA e ka përditësuar vlerësimin e saj për rrezikun e oksidit të etilenit bazuar në informacionin për punëtorët e ekspozuar në objektet sterilizuese, duke gjetur se kimikati ishte shumë herë më kërcënues sesa dihej më parë. Analiza e lëshuar nga agjencia dy vjet më vonë zbuloi se rreziku i kancerit ishte shumë i lartë pranë disa impianteve të sterilizimit mjekësor dhe disa objekteve të tjera që çlirojnë oksid etileni.

“Kjo ndezi një kambanë alarmi për rregullatorë”, ka thënë Marvin Brown, avokat në grupin mjedisor Earthjustice.

Shqetësimi i publikut u rrit. Sterigenics mbylli një fabrikë sterilizimi mjekësor në një periferi të Çikagos, pasi monitorimi gjeti rritje të emetimeve në lagjet aty pranë. Ata përfundimisht zgjidhën çështje të shumta gjyqësore.

Në vitin 2022, EPA parashtroi rrezikun me të cilin përballen banorët që jetojnë pranë objekteve të sterilizimit mjekësor. Në Laredo, Teksas, për shembull, banorët dhe aktivistët luftuan për të pastruar një strukturë sterilizimi të drejtuar nga Midwest Sterilization Corp me qendër në Misuri. Ishte një nga 23 sterilizuesit në Shtetet e Bashkuara që EPA ka treguar se përbënte rrezik për njerëzit aty pranë.

“Kjo, për ne, ndihet si një fitore”, ka theksuar Sheila Serna, drejtoresha e shkencës dhe politikave klimatike në grupin mjedisor të Qendrës Ndërkombëtare të Studimit Rio Grande. Ajo ka thënë se pavarësisht përmirësimeve në objektin Laredo, rreziku është ende shumë i lartë. Grupi i saj paditi EPA-n në dhjetor, duke e shtyrë atë të shtrëngonte mbrojtjen e oksidit të etilenit. Ajo ra dakord me Minovin se propozimi duhet të kërkojë monitorim si dhe mbrojtje në magazinat ku magazinohen përkohësisht produktet e sterilizuara.

Edhe A mund të shkaktojnë kancer zbutësit e rrobave dhe fletët për tharësen e rrobave? Lifestyle 1 j. më parë A mund të shkaktojnë kancer zbutësit e rrobave dhe fletët për tharësen e rrobave?

Zbatimi i rregullores

Midwest Sterilization ka thënë se puna e kompanisë ndihmon në ofrimin e kujdesit mjekësor që shpëton jetën.

“Shumica e ndryshimeve të propozuara nga EPA janë arritur tashmë nga Midwest, ose janë duke u zbatuar aktualisht”, ka njoftuar kompania në një deklaratë.

EPA ka bërë të ditur se shumë objekte tashmë kanë reduktuar ndjeshëm emetimet, por ato që nuk kanë bërë tani do të duhet t’i plotësojnë kërkesa më të rrepta.

Scott Whitaker, president dhe shef ekzekutiv i Shoqatës së Teknologjisë Mjekësore të Avancuar, ka treguar se sterilizuesit mjekësorë ofrojnë një shërbim jetik dhe shumë pajisje “nuk mund të sterilizohen me një metodë tjetër”. Ai ka thënë se vlerësimi i rrezikut të EPA e mbivlerëson kërcënimin me të cilin përballen punonjësit dhe nënvlerëson mbrojtjen që u ofrohet tashmë.

Ai shtoi se objektet tashmë janë në kapacitet dhe nëse disa mbyllen, kjo mund të vonojë kujdesin mjekësor. Afati kohor 18-mujor për instalimin e teknologjisë për të reduktuar emetimet pas nxjerrjes së rregullit përfundimtar është “shumë i shkurtër”, ka sqaruar Whitaker në një deklaratë. “Mund të duhen shumë muaj që pajisjet e pakësimit të mbërrijnë. Zinxhirët e furnizimit dhe prodhimi janë ende duke u rikuperuar nga pandemia”.

Susan Buchanan, mjeke mjedisore dhe e shëndetit në punë në Shkollën e Shëndetit Publik të Çikagos në Universitetin e Illinoit, ka shpjeguar se oksidi i etilenit është një “kancerogjen i fuqishëm” që është gjithashtu shumë i mirë në sterilizimin e pajisjeve mjekësore. Ajo hedh poshtë argumentet se EPA mbivlerësoi rreziqet e oksidit të etilenit.

“EPA është plot me shkencëtarë vërtet të zgjuar, të zellshëm por shpesh të paangazhuar”, ka thënë ajo. “Nëse ka ndonjë gjë, EPA ndonjëherë nuk është mjaftueshëm mbrojtëse”.

Edhe Punëtorët e mbetjeve elektronike në Indi përballen me rreziqe toksike për shëndetin Botë 4 j. më parë Punëtorët e mbetjeve elektronike në Indi përballen me rreziqe toksike për shëndetin

EPA gjithashtu dëshiron të kërkojë maska mbrojtëse të avullit për njerëzit që punojnë me sasi të larta të oksidit të etilenit dhe thotë se disa vende pune, përfshirë muzetë, duhet të ndalojnë përdorimin e tij krejtësisht sepse ekzistojnë alternativa më të sigurta.

Përktheu: Blerta Haxhiu