Temperaturat e larta të ditëve të fundit që arritën deri 40 gradë Celsius i lanë vendin stuhive të shiut që përmbytën Nju Jorkun.
Në pak orë, rrugët u pushtuan nga një nivel uji afro 40 centimetra, duke i bërë disa prej tyre vështirësisht të kalueshme nga automjetet.
Në disa raste qytetarët i zhbllokuan vetë kanalizimet.
Uji, siç tranmesto tvklan.al, përfshiu edhe rrjetin e metrosë, duke përmbytur disa stacione, e duke nxjerrë në pah problemet me sistemin e izolimit.
Madje uji hyri deri brenda në vagonë.
Stuhia dëmtoi disa linja elektrike, duke lënë pa energji 50 mijë abonentë, një shifër e përafërt me Blackoutin e 13 Korrikut, ndër më të mëdhenjtë e dekadave të fundit.
Artikuj të ngjashëm
-
Metrotë dhe rrugët përmbyten në New York, shumë vonesa në udhëtime
-
Mjegulla e dendur e shndërron New Yorkun në qytet mbi re
-
Stuhia e fuqishme në SHBA lë mijëra njerëz pa energji dhe anulon qindra fluturime
-
Shtatë të vdekur nga moti i ftohtë të dielën në Buffalo
-
New Yorku goditet nga reshje të forta bore, mbyllen rrugët dhe anulohen fluturimet