Vendet anëtare të NATO-s do të takohen sot, me kërkesë të Polonisë mbi bazën e nenit 4 të aleancës.
Sipas këtij neni, anëtarët e aleancës mund të ngrenë çdo çështje shqetësuese, veçanërisht lidhur me sigurinë e një vendi anëtar.
Takimi do të kryesohet nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili pas takimit do të mbajë një konferencë për media.
Hetimet rreth shpërthimit në Przewodoë të Polonisë, pranë kufirit me Ukrainën, ku mbeten të vdekur dy persona, janë duke vazhduar.
Artikuj të ngjashëm