Kryeministri i Australisë, Scott Morrison, është kthyer nga pushimet në Hawaii, pas kritikave që mori se po i shmanget krizës së zjarreve që kanë kapluar këtë shtet.
Pas vdekjes së dy zjarrfikësve, Morrison njoftoi se do të kthehej më herët nga pushimet dhe deklaroi se është në dijeni se me veprimin e tij ka shkaktuar pakënaqësi te qytetarët, transmeton KTV. Zjarret janë shtuar në New South Wales, Victoria dhe në shtetet e Australisë Jugore.
Ulja e temperaturës ka lehtësuar gjendjen në disa pjesë të Australisë dhe ua ka mundësuar zjarrfikësve që të lokalizojnë disa zjarre pare se temperaturat e larta të kthehen në fund të javës.
Artikuj të ngjashëm