Tv Rain, kanali i fundit i pavarur i Rusisë, është kthyer në transmetim, katër muaj pasi u detyrua të mbyllej për shkak të mbulimit të luftës në Ukrainë.
I njohur si Dozhd në rusisht, kanali rifilloi transmetimin nga Letonia, të hënën, duke transmetuar një program lajmesh në kanalin e tij në YouTube.
Dozhd u bllokua nga autoritetet ruse në fillim të marsit, vetëm disa ditë pasi Moska nisi pushtimin e Ukrainës.
Shumë punonjës më pas u larguan nga Rusia dhe më vonë filluan punën për rindërtimin e kanalit jashtë vendit, shkruan BBC-ja të martën.
Dozhd rifilloi punën nga një studio në kryeqytetin e Letonisë, Riga, në orën 20:00 të së hënës me kohën lokale të Moskës, me një program lajmesh.
Edhe
Arma ruse e propagandës
Televizioni tha se ka marrë licencë transmetimi të BE-së dhe se programi i plotë do të rinisë në vjeshtë nga Riga, Amsterdami, Parisi e Tiblisi.
Analistët thonë se YouTube ka të ngjarë të jetë mënyra e vetme që shumica e njerëzve në Rusi do të jenë në gjendje të kenë qasje në kanal nëpërmjet rrjeteve private virtuale.
Në mars, rregullatori rus i telekomunikacionit bllokoi Dozhdin sepse po e përshkruante pushtimin rus të Ukrainës më 24 shkurt si një ‘luftë”. Rusia e quan agresionin e saj në Ukrainë “operacion special për demilitarizim”.
Legjislacioni i sapomiratuar i Rusisë kriminalizon shpërndarjen e “informacionit të rremë’ në lidhje me ushtrinë ruse.
Edhe
Si po përpiqet Rusia në heshtje ta fitojë kontrollin e botës përtej Perëndimit
Rregullatori gjithashtu akuzoi Dozhdin për “nxitje të ekstremizmit, abuzim me qytetarët rus, shkaktim të prishjes masive të qetësisë e sigurisë publike dhe inkurajim të protestave”.
Ligjet e reja i kanë detyruar të gjitha mediat kryesore të pavarura ose me prirje liberale të Rusisë, duke përfshirë Ekho Moskvy dhe Novaya Gazeta, të mbyllen ose të zhvendosen jashtë vendit.