Botë

Pas dështimit të Netanyahut, Rivlin ngarkon Gantzin për krijimin qeverisë izraelite

Vendosa t’i jepja mandatin Benny Gantz për formimin e qeverisë së re dhe ai do të ketë 28 ditë afat për ta bërë këtë gjë, deklaroi presidenti izraelit, Reuven Rivlin.

Rivlin kujtoi se kryeministri në largim Benyamin Netanyahu hoqi dorë nga mandati dhe se në konsultimet e mëparshme 54 deputetë ishin në favor të Gantz.

“Ne duhet të nxjerrim një paralajmërim për ata që përqendrohen në interesat e tyre personale, se do të jenë të destinuar të zhduken dhe të largohen nga skena politike”, theksoi Gantz.

“Kushdo që është patriot duhet të kujdeset për shtetin e Izraelit, por jo ata që shohin racizmin në ideologjinë e tyre ose ata që përdorin dhunën”, theksoi ai/ANSA.