Lideri i partisë “Kaltër dhe bardh”, Benny Gantz, ka dështuar të krijojë koalicionin qeverisës, duke paralajmëruar zgjedhjet e treta për sivjet.
Gantzit iu dha mandati nga presidenti gjatë muajit tetor kur kryeministri Benjamin Netanyahu, gjithashtu, dështoi të siguronte shumicën në parlament. Deputetët tani kanë 21 ditë afat për të nominuar kandidatin që do të përkrahet nga shumica, transmeton KTV.
Të dy partitë në zgjedhjet e shtatorit kishin numër të njëjtë ulësesh. Presidenti u ka bërë thirrje dy liderëve që të formojnë një qeveri gjithëpërfshirëse, por nuk kanë mundur të ndajnë postet.
Artikuj të ngjashëm
-
Netanyahu dorëzohet, ia lë mundësinë rivalit Gantz të formojë qeverinë izraelite
-
Netanyahu po përballet me afatin përfundimtar për të formuar koalicionin qeverisës
-
Bie qeveria e Izraelit, zgjedhjet e reja në mars
-
Izraelitët pritet të votojnë për herë të katërt brenda dy vjetësh
-
Netanyahu ia paraqet parlamentit Qeverinë e re të unitetit