Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paraqitur në parlament të dielën qeverinë e tij të re të unitetit, duke i dhënë fund ngërçit politik që zgjati më tepër se një vit.
Por, ai prapë përballet me seancë gjyqësore pasi akuzohet për korrupsion, shkruan agjencia Reuters. Marrëveshja e tij për ndarje të pushtetit me ish-rivalin në zgjedhje, liderin e partisë qëndrore “Kaltër e Bardhë”, Benny Gantz, hap rrugën për Netanyahun e krahut të djathtë për të vazhduar drejt aneksimit de fakto të paralajmëruar të pjesëve të okupuara të Bregut Perëndimor, tokë që palestinezët kërkojnë për shtetin e tyre.
Sipas marrëveshjes me Gantzin, pas tri zgjedhjeve të papërfunduara, Netanyahu do të mbetet kryeministër për 18 muaj, para se t’ia dorëzojë pushtetin partnerit të tij të ri.
Gantz, ish-shef i forcave të armatosura, do të jetë ministër i brendshëm i Netanyahut, e pas 18 muajve do ta marrë postin e kryeministrit.
Netanyahu, lideri me më së shumti vite në pushtet, tash 70-vjeçar, së pari erdhi në fuqi në vitin 1996 dhe ka shërbyer tri mandate rresht që nga viti 2009. Ai do të paraqitet para gjyqit më 24 maj me akuza për rryshfet, shkelje të besimit dhe mashtrim, akuza të cilat i mohon.
-
Rivalët më të mëdhenj të Netanyahut bashkojnë forcat për zgjedhjet e ardhshme
-
Parlamenti i Izraelit shpërndahet, Netanyahu në pikën më kritike politike
-
Parlamenti i Izraelit ndërmerr hapin e parë drejt shpërndarjes
- Kosova si Izraeli
-
Netanyahu zbulon se fshehurazi iu nënshtrua trajtimit të kancerit të prostatës