Ministri rumun i Mbrojtjes, Vasile Dincu, ka dhënë dorëheqje të hënën, disa javë pas deklaratës së tij se Ukraina mund t’i japë fund luftës vetëm nëse negocion me Rusinë, shkroi të hënën Reuters.
Dorëheqja e Vincus erdhi për shkak të presionit që po kalon pas komentit që bëri për luftën e Rusisë në Ukrainë.
“Dorëheqja ime vjen pasi është e pamundur të bashkëpunosh me presidentin rumun, komandanin e përgjithshëm të ushtrisë. Mendoj se tërheqja ime nga posti është e nevojshme për të mos dëmtuar vendimet dhe programet që kërkojnë zinxhirë komandues të rrjedhshëm dhe për të mos bllokuar një sërë projektesh që janë të nevojshme për ministrinë dhe ushtrinë”, ka thënë ai.
Rumania, e cila është anëtare e Bashkimit Evropian dhe e NATO-s, ndan një kufi prej 650 kilometrash me Ukrainën dhe është mikpritëse e një sistemi të mbrojtjes raketore balistike amerikane. Që nga ky vit, ka pritur trupa të shumë të NATO-s në territorin e saj.
Rreth 2.65 milionë ukrainas kanë ikur në Evropë përmes Rumanisë që kur ka nisur lufta më 24 shkurt.
Edhe
Ukraina heq dorë nga NATO-ja
Në fillim të tetorit, Dincu tha se Ukraina ka nevojë për aleatë ndërkombëtarë për të negociuar garancitë e sigurisë dhe paqen me Rusinë, duke shkaktuar kritika nga presidenti Klaus Iohannis dhe udhëheqësit e koalicionit qeverisës. Ai më vonë tha se komentet e tij ishin marrë jashtë kontekstit.
Iohannis tha se ukrainasit po paguanin me gjak në luftë dhe vetëm ata mund të vendosnin se çfarë dhe kur do të negociojnë.