Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Pas 72 orësh nga tërmeti në Japoni nxirret nga rrënojat 80-vjeçarja

Një e moshuar në të 80-at e saj është nxjerrë nga rrënojat e shtëpisë së shkatërruar në Japoni, 72 orë pas tërmetit të fortë.

Pamjet nga televizionet japoneze shfaqën gruan që tërhiqej nga rrënojat.

Ekipet e shpëtimit po punojnë pandërprerë për të shpëtuar të mbijetuar, ndërsa koha po ngushtohet për mundësinë që dikush të gjendet i gjallë, raportoi BBC. 

Të paktën 82 persona kanë vdekur nga tërmeti 7.6 ballë.

Shumë persona të tjerë besohet se kanë ngecur nën rrënoja – shumica në qytetet Suzu dhe Wajima.