Partia e Gjelbër dhe Demokratët e Lirë liberalë kanë mbajtur fazën e dytë të bisedimeve për koalicionin. Të dy partitë kanë njoftuar se negociatat e së premtes janë mbajtur në një atmosferë të mirë. Liderët e këtyre subjekteve kanë thënë se përkundër bisedimeve të mira, asgjë ende nuk ka përfunduar.
Nga Partia e Gjelbër kanë thënë se dy partitë e vogla së shpejti do të takohen me socialdemokratët dhe konservatorët. Kanë paralajmëruar se bisedimet për koalicion mund të zgjasin për disa javë.
SPD-së së Olaf Scholzit dhe bllokut konservator të kancelares Angela Merkel u duhet koalicioni me Demokratët e Lirë dhe të Gjelbrit për të siguruar shumicën në Parlament.
Të Gjelbrit preferojnë koalicion me Demokratët e Lirë dhe SPD-në, përderisa Demokratët e Lirë parapëlqejnë që forcat t’i bashkojnë me konservatorët e Merkelit.
Në një sondazh të realizuar gjatë kësaj jave, 50 për qind e të anketuarve kanë theksuar se e preferojnë koalicionin qeverisës mes SPD-së, të Gjelbërve dhe Demokratëve të Lirë, ndërkaq 76 për qind kanë thënë se më shumë duan që ta shohin Olaf Scholzin si kancelar të Gjermanisë.
-
Avancojnë bisedimet për koalicionin qeverisës në Gjermani
-
Partitë gjermane synojnë ta emërojnë Scholzin kancelar deri në fillimdhjetor
-
FDP-ja gjermane u bashkohet bisedimeve për koalicion
-
Partitë gjermane dakordohen rreth nisjes së bisedimeve zyrtare për koalicion
-
Scholzi një hap më afër pasimit të Merkelit si kancelar i Gjermanisë