Partitë e krahut të majtë të Danimarkës, përfshirë Social Demokratët e kryeministres Mette Frederiksen, po udhëheqin ndaj bllokut të krahut të djathtë, në zgjedhjet paralamentare të së martës.
Megjithatë, asnjëri grup nuk pritet të fitojë shumicën e vendeve, tregojnë dy exit polle të publikuara menjëherë pas përfundimit të votimeve.
Një sondazh nga transmetuesi DR dhe Epinion i dha bllokut të krahut të majtë 83 vende kundrejt 79 për të djathtën në asamblenë me 179 vende, ndërsa një sondazh i TV2 dhe Megafon parashikoi 86 vende për të majtën dhe 75 për të djathtën.
Kjo mund t’i japë partisë së qendrës "Të Moderuarit" të ministrit të Jashtëm, Lars Lokke Rasmussen fuqinë për të vendosur se cili bllok do të formojë një qeveri, ose edhe t'ua lërë rolin e ndarësit të votave katër kandidatëve të zgjedhur nga Grenlanda dhe Ishujt Faroe.
Danimarka mban zgjedhje të parakohshme mes krizës me SHBA-në për Grenlandën
Danezët po votojnë të martën në zgjedhjet që mund t’i japin kryeministres, Mette Frederiksen, një mandat...-
Partia e kryeministres Frederiksen nuk siguron shumicën në zgjedhjet në Danimarkë
-
Mette Frederiksen nis bisedimet për koalicion, shpreson të mbesë kryeministre
-
Jep dorëheqjen kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen
-
Danimarka mban zgjedhje të parakohshme mes krizës me SHBA-në për Grenlandën
-
Danimarka shpall zgjedhje paralamentare më 24 mars