Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Partia e fermerëve pranë fitores shokuese në zgjedhjet në Holandë

Një parti e fermerëve ka shtangur politikën e Holandës, dhe është afër të bëhet partia më e madhe në Dhomën e Lartë të Parlamentit, pas fitores në zgjedhje në nivel të provincave, raporton BBC.

Lëvizja Fermer-qytetar (BBB) është krijuar në vitin 2019 pas protestave masive të fermerëve.

Por, kur janë numëruar gati shumica e votave, kjo parti po pritet të fitojë 15 ulëse në Senat, me afro 20 për qind të votave.

“Kjo nuk është normale, por në fakt është! Janë gjithë qytetarët e zakonshëm që kanë votuar”, ka thënë liderja Caroline va nder Plas.

BBB synon të luftojë planet e Qeverisë për të ulur emetimet e azotit të dëmshëm për biodiversitetin, duke reduktuar në mënyrë dramatike numrin e gjedheve dhe duke blerë mijëra ferma.

Por, fama e kësaj partie është përhapur me shpejtësi, duke u bërë një platformë populiste që përfaqëson vlerat sociale dhe tradicionale.

E tronditur me shkallën e suksesit, Van der Plas, u tha mbështetësve se votuesit normalisht qëndrojnë në shtëpi nëse humbin besimin në politikë.

Edhe “Fushata pozitive” mposht lëvizjen populiste në Holandë Botë “Fushata pozitive” mposht lëvizjen populiste në Holandë

“Por, sot njerëzit kanë treguar se nuk mund të qëndrojnë më në shtëpi. Ne nuk do të injorohemi më”, ka thënë Van der Plas.

Një aleancë e krahut të majtë “Gjelbër-Laburiste”, po ashtu pritet të fitojë 15 ulëse në Senat, ndërsa koalicioni prej katër partive i kryeministrit Mark Rutte pritet të bjerë përsëri në 24.

Pjesëmarrja në votimin e të mërkurës ishte 57.5 për qind.