Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Partia “Brexit” dështon për të qenë pjesë e Parlamentit britanik

Partia “Brexit” e Nigel Farage u “gjunjëzua” sot në mëngjes përballë Partisë Laburiste, në mbyllje të zgjedhjeve të pjesshme parlamentare në Peterborough, (në lindje të Anglisë), duke humbur në këtë mënyrë të drejtën për të fituar ulësen e parë në Parlamentin britanik.

Kandidati i saj Mike Greene, një biznesmen i zonës, u rendit në vendin e dytë me gati 29% të votave, pas laburistëve, që fituan rreth 31% të votave. Partia Laburiste, megjithëse nuk fitoi në Peterborough, ia doli të mbante vendin e deputetes Lisa Forbes në Parlamentin e Westminster, ku është dhe forca kryesore e opozitës.

Partia Konservatore në pushtet u pozicionua e treta pas zgjedhjeve (21% e votave) përpara liberal-demokratëve (12%).

Kjo është një humbje për partinë “Brexit”, e themeluar disa muaj më parë, e cila u rendit në vend të parë me një diferencë të dukshme me partitë e tjera në zgjedhjet europiane në fund të majit, me 31,6% të votave./AFP

Artikuj të ngjashëm