Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Parlamenti suedez më 16 janar voton kryeministrin e ri

Stokholm, 19 dhjetor- Parlamenti suedez do të zhvillojë votimin për një kryeministër të ri më 16 janar, theksoi kryetari i parlamentit Andreas Norlen, i cili shtoi se do të kishte preferuar ta zhvillonte votimin përpara pushimeve të Krishtlindjeve.

Norlen nuk emëroi një kandidat për votimin e ardhshëm, por tha se “një përgjegjësi e veçantë” mbështetej te Stefan Lofven, kreu i socialdemokratëve dhe Ulf Kristersson, i cili kryeson konservatorët.

Të dy, Lofven dhe Kristersson, të cilët udhëheqin dy partitë kryesore janë refuzuar nga parlamenti në dy mocione besimi, të zhvilluara pas zgjedhjeve të përgjithshme të shtatorit.

“Tani që po përballemi me votimin e tretë dhe do të preferoja që ai të zhvillohet me një kandidat që mund të zgjidhet”, tha Norlen në një konferencë shtypi në parlament.

Artikuj të ngjashëm