Parlamenti i ri i Malit të Zi është mbledhur për herë të parë që nga zgjedhjet e muajit të shkuar, me deputetët e grupeve të vjetra opozitare që pritet të bashkohen për të formuar qeverinë e re e për të përjashtuar partinë që udhëhoqi shtetin për rreth 30 vjet.
Edhe pse Partia Demokratike e Socialistëve fitoi më së shumti vota në zgjedhjet e 30 gushtit, një koalicion i tri partive të tjera siguroi shumicën në parlamentin me 81 ulëse.
Liderët e koalicionit - “Paqja është kombi ynë”, “E zeza mbi të bardhën” (me udhëheqësin Dritan Abazoviq), “Për të ardhmen e Malit të Zi” - kanë thënë të mërkurën se janë pajtuar kush do të jetë kryeparlamentari i ri e kush kryeministri i ri, raporton AP.
Ka pasur pasiguri nëse qeveria e re do të shtyjë Malin e Zi jashtë rrugës pro-perëndimore, por liderët janë zotuar se qeveria e re do të forcojë lidhjet me NATO-n e do të përshpejtojë reformimin e nevojshëm për t’iu bashkuar Bashkimit Evropian.
Qeveria e re, nëse konfirmohet, do të marrë vendin në periudhë pandemie e me sezon të dështuar turizmi.
-
Liderët e koalicionit në Mal të Zi “takohen sot rreth përbërjes së qeverisë”
-
Seanca konstituive e Parlamentit të Malit të Zi – më 23 shtator
-
Shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Mal të Zi
-
Mali i Zi zgjedh Qeverinë e re, tre ministra shqiptarë
-
Mandiq kryetar i ri i Parlamentit të Malit të Zi